Merko nuk ia ka idenë se është shpallur “non grata” nga ShBA

TV21 ka komunikuar me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për ta pyetur për qëndrim rreth shpalljes së tij persona non ngrata nga Departamenti amerikan i Shtetit. Gjatë bisedës telefonike Merko tha se nuk është i njoftuar për këtë gjë dhe se nuk ka asnjë koment, duke e mbyllur kështu telefonin.

Përndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit në njoftimin rreth këtij vendimi shkruan se Merko i ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Ky veprim i DASH, si shkruhet në njoftim, dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit. Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Back to top button