Mesazh me 3325 shishe plastike, nxënësit synojnë Guinness-in
Nxënësit e shkollës shpresojnë të hyjnë në librat e rekordeve botërore pasi kanë shkruar një fjali me 3 mijë e 325 shishe plastike.
Fëmijëve iu deshën 45 minuta për ta formuar fjalinë “është vetëm një tokë”.
Rekordet Botërore Guinness ende nuk e kanë verifikuar totalin, por thanë se rekordi aktual është 2 mijë e 560 shishe, të arritura në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në gusht të vitit 2020, transmeton rtv21.tv.
Drejtori Jonathan Parsons tha se nxënësit ishin të prirur të bënin një “deklaratë” në lidhje me ndryshimin e klimës dhe mjedisin.
Shkolla, e cila mëson fëmijët e moshës tre deri në 11 vjeç, kishte mbledhur 4000 shishe nga fqinjët, hotelet, dyqanet dhe restorantet.
Vetëm 3 mijë e 325 prej tyre u kërkuan për mesazhin e fuqishëm. Të gjithë ato janë dërguar për riciklim më pas.
Slogani u sugjerua nga një nxënës pesëvjeçar dhe më pas u votua nga e gjithë shkolla.
Shkolla tha se numri i shisheve ishte “kontrolluar dhe numëruar me kujdes nga zyrtarë të pavarur vullnetarë” për t’u dorëzuar më vonë në Guinness./21Media
