Mesazhi i Lionel Messit për vdekjen e Pele-s, shkaktoi zhurmë në internet

Lionel Messi është bërë sërish lajm, këtë herë jo për shkak të fitores së tij në Katar .
Vdekja e futbollistit legjendar Pelé ka lënë në zi botën e sportit. Figura e tij në këtë fushë bëri histori dhe shërbeu si frymëzim për shumë njerëz.
Mes tyre edhe argjentinasi. Për këtë arsye, fituesi i Botërorit ka zhgënjyer shumë me mesazhin e publikuar pas vdekjes së brazilianit, përcjell portali rtv21.tv
Shkrimi i tij i shkurtër dhe pa emocione ka bërë mjaft bujë.
“Pusho në paqe, Pele”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.
Për shumë përdorues, u konsiderua si një detaj jo shumë bujar për dikë që ishte një lojtar i shkëlqyer i topit. Kritikat nuk pritën dhe lamtumira e tij u bë virale.
“Pelé festoi fitoren e Kupës së Botës me shumë fjalë, dhe ai vdes dhe ju I thoni vetëm pushoni në paqe. Çfarë njeriu je ti?”, “Vetëm tre fjalë? Nëse nuk ndjen asgjë për të, mos fol asgjë”, “Thuhet
“Pusho në paqe më i miri i të gjitha kohërave”, edhe nëse dhemb”, kanë shkruar vetëm disa komentues
Së bashku me mesazhin e tij, futbollisti shtoi disa imazhe gjatë ceremonisë së ndarjes së Topit të
Artë në vitin 2012 dhe një të Pelé në fushë në ditët e tij të lavdisë. A do të thotë se të shkruash më shumë ndjen më shumë dhimbje për një humbje?/21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Back to top button