Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sonte dekretoi ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3”.
Më herët, ai kërkoi informacione nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me ministrat e rinj, për të cilët mori përgjigje se ndaj asnjërit nuk ka proces të hapur.
Lista e plotë e ministrave të dekretuar nga Presidenti Meta
Edi Rama- Kryeministër;
Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Back to top button