Ministri Kuçi premtoi përkrahje për komunën e Vitisë për problemin e ujit të pijes

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot vizitoi Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Uji i pijes, siç informoi ministria, ishte temë diskutimi që mori kohën më të madhe të takimit.

“Biseduam për një projekt që e kemi në vijim e që është rregullimi i shtratit të lumit “Morava”, e që normalisht se do ta përkrahim. Biseduam edhe për projektet që kanë të bëjnë me ujë të pijshëm, që kryetari e potencoi por që ka mbetur që së bashku me ‘Hidromoravën’ dhe me partnerë tjerë ta gjejmë një zgjidhje që t’i fillojmë procedurat. Bisëduam edhe për trajtimin e ujrave të zeza”, tha ministri Kuçi.

Në këtë takim, siç informoi miistria, gjithashtu u shqyrtua edhe mundësia e një projekti për trajtimin e ujërave të zeza, për çka edhe do të shihet mundësia e realizimit në vijim.

Kuçi dhe Haliti vizituan punimet në lumin “Morava e Binçës” në dy zona, brenda dhe në periferi të qytetit./21Media

Back to top button