Ministri Latifi u lirua nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike

Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ministri Rifat Latifi pas ndërhyrjes kirurgjike është liruar për në shtëpi.
“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Përmes këtij shkrimi, Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike për të hequr zorrën qorre pas një inflamacioni akut të saj.
Duke shprehur falënderimin e tij, Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Latifi ka shprehur mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend./21Media

Back to top button