Teatër apo film, ku e ndjen veten më mirë Shengyl Ismaili?

Shengyl Ismaili është një prej aktoreve më të pëlqyera shqiptare, e cila njihet për role të shumta si në teatër ashtu edhe në film.
E ftuar në emisionin “IN&OUT” të RTV21, aktorja ka treguar se teatri është arsyeja pse e ka filluar me aktrimin.
“Secila e ka të mirën e vet, adrenalinë ka më shumë në teatër sepse gjithçka është e drejtpërdrejt…Teatri ka qenë arsyeja pse e kam filluar këtë zanat. Fillimisht kur kam hyrë në teatër e kam ndje një adrenalinë, jam rrëqeth dhe kam thënë këtu po du me nejt. Filmi mbetet në arkiv, që është diçka pak më ndryshe se teatri, emocionalisht është pak më vështirë me e arrit sepse ki shumë ‘cut’ edhe duhet të kthehesh prej fillimit të kapësh emocionin, por secila është adrenalinë në vete”, ka thënë aktorja në pyetjen se ku ndjehet më mirë në teatër apo film.
Tutje, sa i përket kulmin të karrierës, Shengyl Ismaili ka thënë se nuk e ka arritur ende. “Mendojë që jam ende e re për të arritur te kulmi… Kam shumëçka për të dhënë nga vetja”, ka thënë aktorja./21Media

Back to top button