Ministri ukrainas refuzon të flas për sulmin në depon e karburanteve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba thotë se nuk mund të konfirmojë apo mohojë raportet për përfshirjen e Ukrainës në sulmin në depon e karburantit në Belgorod, pasi ai nuk kishte informacion.

“Unë jam një civil,” u tha ai gazetarëve në Varshavë.

Guvernatori i rajonit tha se sulmi u krye nga dy helikopterë ukrainas, por Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë./21Media

Back to top button