Një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë, kurse janë regjistruar 26 raste të reja nga 752 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës.Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button