Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 28 gusht afatin e aplikimit për grante

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020./21Media

Back to top button