Ministria e Kulturës bleu 68 vepra arti për 247 mijë euro, reagon Komuniteti Artistik i Arteve Vizuele

3 min read

Komuniteti Artistik i Arteve Vizuele, sot ka drejtuar një ankesë ndaj ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut, për konkursin publik për blerjen e veprave të artit për rimëkëmbje ekonomike.

Megjithëse ka mbështetur nismën e ministrit, Komuniteti Artistik i Arteve Vizuele ka shprehur disa ankesa lidhur me përfituesit e projekteve.

“JU lumtë! Por, si ka mundesi që të njejtit artist të përfitojnë dhe shumë nga ta edhe me projekte te shpifura e besa edhe profesoret e fakultetit të pa ngopur kurr, e pikërisht ata të përfitojnë përsëri me blerjen e pikturave të tyre, pa dashur që ti nënvleresojmë veprat e tyre, por, në këtë rast konkursi nuk ishte për vepër jetësore por për RIMKEMBJE EKONOMIKE dhe 247,000€ janë bugjet nga ne taksapaguesit e jo vetëm nga servilet që në çdo pushtet perfitojnë. Ti jepen 7000 e 6000 €, vetem nje artisti për “rimkembje ekonomike” ndersa dikujt asnje cent nuk ka logjike ! Si ka mundesi te nençmohen pikerisht ata artist që vetëm nga krijimtaria e tyre mbajn familjet e tyre.”, është shkruar në reagimin e Komunitetit.

Komuniteti Artistik i Arteve Vizuel është shprehur i indinjuar nga veprimi i ministrit edhe për caktimin e personave në komision, si dhe ka kërkuar sqarim nga ministri lidhur me këtë çështje.

Reagim i i plotë i Komuniteti Artistik i Arteve Vizuele

I nderuar Minister, në emër të komunitetit artistik po ju drejtohem me këtë ANKESË!

Z. Minister, keni hapur konkurs publik per blerjen e veprave te Artit per RIMKEMBJE EKONOMIKE, gjithashtu keni dhen edhe disa here subvencione poashtu per rimkembje.

JU lumtë! Por, si ka mundesi që të njejtit artist të përfitojnë dhe shumë nga ta edhe me projekte te shpifura e besa edhe profesoret e fakultetit të pa ngopur kurr, e pikërisht ata të përfitojnë përsëri me blerjen e pikturave të tyre, pa dashur që ti nënvleresojmë veprat e tyre, por, në këtë rast konkursi nuk ishte për vepër jetësore por për RIMKEMBJE EKONOMIKE dhe 247,000€ janë bugjet nga ne taksapaguesit e jo vetëm nga servilet që në çdo pushtet perfitojnë.

Ti jepen 7000 e 6000 €, vetem nje artisti për “rimkembje ekonomike” ndersa dikujt asnje cent nuk ka logjike ! Si ka mundesi te nençmohen pikerisht ata artist që vetëm nga krijimtaria e tyre mbajn familjet e tyre.

Deri kur do ti angazhoni e favorizoni në komisione vlerësuese pikërisht servilet zhvatesit e seciles parti që e ka udheheq MKRS-në I nderuar Minister ne “varfnjakët” nga gjendja ekonomike por të pasur shpirtnisht jemi taksapaguesit e shtetit e që ju ato mjete i ndani pikërisht tek ata që poashtu kan paga të majme po nga shteti!

MKRS nuk është një institucion shteteror aq i madh qe nuk mund ti evitoni këto padrejtesi! Jemi te indinjuar nga ky veprim i juaji së pari që angazhoni në komision njerez pa dinjitet e pastaj kuptohet çfar pritet nga ta! Kerkojm sqarim nga ju z. Minister

Me respekt, Komuniteti Artistik i Arteve Vizuele

Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dje ka informuar se ka blerë vepra arti nga gjithsej 68 artistë vendorë, me shumën totale prej 247 000,00 eurosh.

“Procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit ka kaluar në dy faza të vlerësimit. Juria e parë, me përbërje të artistëve vendor përfshirë Zake Prelvukaj, Arta Agani dhe Vesa Sahatçiu kanë bërë vlerësimin e projekteve në shkallën e parë. Në shkallën e dytë veprat e përzgjedhura janë vlerësuar nga juria me përbërje vendore dhe ndërkombëtare përkatësisht artistët Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova Qerimi”, është bërë e ditur në njoftimin e MKRS-së.

Veprat e blera janë piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacione, video-arte, etj./21Media