Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj.
Sipas ministrisë, konkursi do të jetë i hapur nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit, nga mosha 18 deri 25 vjeç.
“Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet.Bëhu ushtar i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në “Facebook”.