Miratohet Projektligji për Fondin Sovran

(Lajm i përditësuar)


Miratohet Projektligji për Fondin Sovran

Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Fondin Sovran. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se i njëjti do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme dhe miratoi ratifikimin e traktatit me Danimarkën për shfryetëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Qeveria emëroi Metor Hysenin si kryesues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Po ashtu, ekzekutivi i propozoi Kuvendit, Xhevdet Ahmetajn dhe Isa Hasanin për zgjedhjen e një anëtari në bordin e OShP-së.


Qeveria e dërgon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Traktatit me Danimarkën

Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për shqyrtim projektligjin për ratifikimin e Traktatit me Danimarkën, për shfrytëzim të Institucionit Korrektues në Gjilan nga Danimarka, për të burgosurit e saj.

Një gjë e tillë ndodhi më shumë se një vit që u nënshkrua ky traktat. Atëherë, Kosova dhe Danimarka kishin arritur një marrëveshje, me të cilën Danimarka parashihet t’i dërgojë 300 të burgosur për ta vuajtur dënimin në Kosovë.


Mblidhet Qeveria, do të shqyrtojë 21 pika

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti do t’a mbledh kabinetin qeveritar sot në ora 11:00.

Në mbledhjen e 145-të me radhë  Qeveria do të shqyrtojnë në këtë 21 pika të rendit të ditës.

Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, projektligji për Fondin Sovran do të jenë disa nga pikat që do të shyrtohen

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijës nga Abuzimi me Narkotikë do të jetë edhe një nga pikat e rendit të ditës dhe po ashtu edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë  të datës 24 maj 2023 për formimin e Këshillit Ndëministror për Kontroll të Duhanit.

Back to top button