Mitrovicë e Veriut: Për sot është paralajmëruar protestë e serbëve

Mediat beogradase njoftojnë se per sot janë paraparë që në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë do të mbahen tubime ne shenj proteste rreth vendimit të Kuvendit të Kosovës që të mos mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese te Serbisëë fushën e drejtësisë.
Iniciator i protestës është Iniciativa Qytetare “Mbijetesa e Serbisë” në Mitrovicën e Veriut.
Protesta në Mitrovicë do të fillojë me tubim në shëtitoren në pjesën veriore të këtij qyteti, në orën 12:00. Aty është planifikuar një fjalim i shkurtër e më pastaj qytetarët do të drejtohen në Urën e Ibrit ku do të paraqesin kërkesat e tyre.

Back to top button