Kaloni te përmbajtja kryesore

Mjekët specialistë protestë para Kuvendit

Veseli kërkon zgjidhjen e problemit të punësimit të specialistëve

Një grup i mjekëve specialistë protestuan para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar, siç thonë ata, vendimin që ka marrë Inspektorati i Punës që të anulojë konkursin për mjekë specialistë.

Kjo për shkak se konkursin e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë e sipas tyre këtë është dashur ta bëjë ShSKUK-ja.

Përfaqësuesi i këtyre specialistëve, Arben Ademi e quan absurd vendimin e Inspektoratit. Ndërkaq, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ky I fundit u bëri të ditur se së bashku do të kërkojnë zgjidhjen e problemit të punësimit të specialistëve./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button