MKRS: Humbëm një person që kontribuoi pareshtur për kulturën e vendit

Sot(23 qershor) ka vdekur në moshën 50 vjeçare, producentja Vjosa Berisha.
Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehen ngushëllime për ndarjen nga jeta të producentes Berisha.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha. Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tone”, thuhet në njoftim.
“Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungojë gjithë komunitetit artistik. Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë. Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”, thuhet më tej në shkrimin e ministrisë./21Media

Back to top button