Molliqaj: Kapja e shtetit prej Albin Kurtit sot u jetësua

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot.
Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq.
Ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive.

Back to top button