Përjashtohet polici, vodhi 30 mijë euro gjatë operacionit

Përjashtohet nga policia e Shtetit punonjësi i Policisë, inspektor Geraldo Nela, 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Cërrik.
24-vjeçari u arrestua një ditë më parë nga AMP për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Vendimi për përjashtimin është miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku.
24-vjeçari Nela akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij të shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh.
Ngjarja ka ndodhur me 20 dhjetor, gjatë një kontrolli policor të ushtruar pranë familjarëve të tij.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi shumën prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme./oranews

Back to top button