(Mos)kultura dhe bërllogu…
Në Perëndim po ngjau dhe nga vetura gjuan (ndonjë ballkanas) kore të bananes kjo është vepër e dënueshme.
Te na thuase jemi mësuar me bërllogun dhe jemi bërë imun. Kontejnerët gjysmë të zbrazur e bërlogun e hjedhim afër përreth kontejnerit. Madje edhe burra me kravata, zonja që i thonë vetit dhe punojnë në institucione kogja të larta shtetërore dhe publike. Pas tyre vijnë fëmijët dhe veprojnë si të rriturit sepse në shkollë kjo temë është e lënë pas dore…
Një lexues i portalit RTV21 na e dërgoi sot këtë foto nga Kodra e Diellit (te Xhambazët) e cila nuk kërkon koment sepse foto flet vet. Madje lexuesi shkruan se gati të gjitha shportat për mbeturina xhepi “okupohen” nga mbeturinat që duhet hedhur në kontenjerat e posaqëm disa metra më larg…
A na ka faj Evropa që sillemi kështu, përfundon shkrimin lexuesi ynë i respektuar!?/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?