Moti nesër në Shqipëri
Parashikimi i motit
Sipas Meteo Alb, edhe nesër territori shqiptar do të jetë me vranësira të dendura dhe shira. Madje në zonat e thella malore veriore dhe lindore pritet të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -3°C.
Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.
Kushtet e motit në orët e pasdites dhe në vijim do të përmirësohen gradualisht.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./oranews