Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot në Kosovë

 

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike.

Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button