“Motra ime shqiptare, si je motër, si kalon?”, gazetarja e CBS News Chicago i flet shqip Dua Lipës

Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë.

Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila doli të jetë shqiptare dhe zhvilloi një lidhje me artisten e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën.

Ajo nisi bisedën me krijuesen e hitit “Levitating”: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”.

Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Një pjesë nga biseda:

Gazetarja: “Motra ime shqiptare, si je motër, si kalon?”

Dua Lipa: “Përshëndetje.”

Gazetarja: “Si shkon?”

Dua Lipa: “Mirë, faleminderit, ju si jeni?”

Gazetarja: “Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.”

Dua Lipa: “E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.”

Gazetarja: “Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.”

Dua Lipa: “Tingëllon bukur.”

Ky moment tregon se, pavarësisht suksesit ndërkombëtar, Dua Lipa vazhdon të mbajë lidhje të forta me rrënjët e saj dhe e ndjen krenarinë për kulturën shqiptare.

Back to top button