Muhaxheri për Osmanin: Kur je i ri  s’duhet me i synu pozicionet e larta se pensionohesh herët

(Lajm i përditësuar)


Muhaxheri: Mendoj me përfundu karrierën si kryetar i Pejës

Kryetari i Pejës dhe njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri tha se do të garojë sërish për postin e kryetarit të Pejës.

Ai po ashtu tha se LDK-ja i ka kërkuar që të marrë pjesë në listën zgjedhore, por në rast se zgjedhet si deputet i tha se  nuk do ta marrë këtë post, por do të qëndrojë si kryetar i Pejës.

“Qytetarët e Pejës e dinë se unë nuk e ndërroj Pejën nuk shkoi kërkund, mendoj me përfundu karrierën si kryetar komune”, tha ai


Muhaxhiri thotë se subjektet politike s’ mund të hyjnë në garë pa e llogaritur postin e presidentit

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri pranoi se largimi i Vjosa Osmanit nga ky subjet politik i shkaktoi dëm në elektorat, megjithatë sipas Muhaxherit LDK- ja ka arritur që ta rikthej prapë votën e tyre.

Ai kur u pyet në emsionin “Click” në RTV21 se a kanë votë për Osmanin nëse do të rikandidonte për postin e presidentes, tha se beson që presidenti nuk mund të zgjedhet pa qenë pjesë e ndonjë subjekti politik.

“President pa fuqi politike është vështirë me pasë, e kemi provu me zonjën Jahjaga nuk është që ka qenë keq ,  po shihet se nuk ka qenë zgjedhje e keqe e miqve e ka zgjedh një ngërc të madh që e ka pasë vendi dhe e ka luajtur rolin  e saj si presidente tash po shihet se ka qenë presidente mjaft e sukseshme”, tha ai.

Sa iu përket koalicioneve paszgjedhore, Muhaxheri tha se asnjë parti nuk mund të hyjë në garë pa e llogaritur edhe postin e presidentit i cili vjen dikund në vitin 2026.


Muhaxheri thotë se nuk i bën ftesë presidentes që të kthehet në LDK

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, në RTV21 tha se nuk do të lusin presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin që të kthehet në LDK.

“Jo, veq ta luajë rolin e saj si presidente, është koha e fundit tash dhe ma mirë vonë se kurrë, do me thanë me lujt rolin e presidentes, dikur duhet e ma mirë vonë se hiç”, tha Muhaxheri.


Rikthim i Osmanit në LDK, Muhaxheri: Kurrë s’ është vonë me u kthy kah kibla

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”,  duke folur për presidenten Vjosa Osmani tha se nuk beson në rikthimin e saj në LDK, megjithatë sipas tij nëse do të ndodhte një konfrontim parimor nuk përjashtohet si rast.

“Kurr s’është vonë thotë populli me u kthy kah kibla…është koha që edhe presidentja me reflektu edhe me pa që kjo lloj qeverisje është duke e dëmtu vendin, besoj që e ka pa por duhet të reflektojë  karshi tagrit që e ka si presidente”, tha Muhaxhiri.

Muhaxheri për Osmanin: Kur je i ri  s’duhet me i synu pozicionet e larta se pensionohesh herët

Madje ai pati një këshillë për Osmanin duke thënë se kur je  i ri “nuk duhet me i synu pozicionet e larta se pensionohesh herët”.


Muhaxheri: Si është e mundur të gjinden armë e municion, e të mos arrestohet kurrë asnjë njeri

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, në RTV21 tha se nuk po e kupton se qysh është e mundur që gjithmonë ka informata për armë, municione e kurrë nuk arrestohet asnjë njeri. “Si është e mundur me arrest armë, municione sende e kurrë njëri.

“Kjo është dilemë e jemja dhe nuk mundet me ma hjekë kërkush. Qysh është e mundur që ti tona here po ki informata po kurrë s’po e arreston asnjë njeri. Unë po besoj që është një marrëveshje, ose i qetë armët vetë, ose t’i qetë dikush e të thotë shko merri se qaty janë, unë veq po spekuloj”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri për koalicion të mundshëm me LVV-në: Nuk do të gabojmë më

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, tha se nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do të gabojmë më, jo e besojmë qind përqind që nuk gabojmë, zgjedhjet e përcaktojnë se kush vjen në pushtet sovrani nëse na jepet mundësia me qeverisë ne e kemi programin me të cilin qeverisim dhe prioritet ish dashtë me kanë vetëm zhvillimi ekonomik dhe prespektiva Evropiane dhe Euroatlantike e Kosovës”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri: Pas 8 viteve të qeverisjes kanë me këndu me çiftelia oj Evropë çka na bane, a këta problemet i kanë shkaktuar vet

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”,  në RTV21 duke folur për aksionet e Qeverisë në veri tha se përmes tyre kanë pasur për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga “problemet reale që i ka kjo shoqëri”.

“ Asnjë projekt shpresdhënës për katër vjet se kanë bo, kjo është mungesa e vizionit për me udhëheq këtë vend , e tash kur nuk i ke këto ti merresh me problem të vogla edhe krijon problem, edhe të ik  fokusi  i asaj që është primare edhe masandej kur kalojnë tri vjet të kësaj qeverisje duhet me u ul edhe me këndu me çiftelia oj Evropë çka na bane a ti e ke problemin se ti ja ke bo vetës problemin a me narracionin populist thu çka na ka bo Evropa”, tha ai.


Muhaxheri: Marrëveshjet në Ohër dhe në Bruksel do jenë sfidë e çfardo pushteti të ardhshëm

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, tha se pas marrëveshjeve që janë arritur në Ohër dhe në Bruksel dhe bisedat që janë zhvilluar për tri vjet e gjysmë, të gjitha këto kanë me qenë sfidë për cilindo pushtet të ardhshëm.

“Pas kësaj që është arritë në Ohër dhe në Bruksel bisedave që janë zhvillu tri vjet e gjysmë nuk munden me u pranu edhe kanë me qenë sfidë e çfardo pushteti të ardhshëm për me ba ndryshime në këto dokumente. Duhet me u shtrëngu dhe me provu me ndryshu”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri thotë se nuk po garojnë për vendin e dytë me PDK-në: Ka probleme serioze, shpresojmë t’i tejkalojë

Nënkryetari i LDK-së , Gazmend Muhaxheri tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se presin që në zgjedhjet e ardhshme të arrijnë në 25% të votave.

Ai mohoi se po “luftojnë” për vendin e dytë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jo , PDK-ja ka probleme serioze, por shpresojmë që ajo t’i tejkalojë problemet dhe të ketë rritje edhe ajo si subjekt politik, sepse ndikon në rezultatet e ardhshme të zgjedhjeve”, tha ai.

Kur u pyet se kujt po i kërkojnë bashkimin e të djathtës, Muhaxhiri mohoi se këtë e kërkuan nga PDK-ja dhe AAK, tha se po kërkojnë bashkimin e partive të vjetra si Partia Demokristiane dhe partitë e tjera të vogla.


Muhaxheri: Qeveria Kurti më e keqja deri tani

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, tha se qeveria e tanishme e Kosovës është qeveria më e keqe që ka qenë deri tani.

“Qeverisja më e keqe që ka qenë deri tash, ma e korruptume se të gjitha qeveritë që janë kanë deri tash dhe ma e padrejtë se të gjitha qeveritë që kanë qenë deri tash”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri: Kurti ka kërkuar takim me Abdixhikun pas darkës me Krasniqin, e refuzuam

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emsionin “Click” në RTV21, tha se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas darkës që ka pasur me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi.

“Ka lyp edhe një takim prapa të drejtpërdrejtë me zotëri Adixhikun për me bind  me ja dhënë votat për më shku në zgjedhje..pas darkës që e ka pasë me liderin e PDK-sëi është bërë edhe një kërkesë Abdixhikut për me pasë një takim të drejtëpërdrejtë dhe ka refuzu se ne e kemi marrë një qëndrim se nuk ban me shku në këso llloj zjgedhje.”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri: E kanë pru në pushtet dikë që nuk e ka idenë e qeverisjes

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, në RTV21 tha se ata që e kanë pru këtë qeveri në krye e kanë pa që ata nuk e kanë idenë e qeverisjes.

“Njerëit hala duhet me pa, e kanë pa njerëzit që janë prekë rejtë për drejtë sidomos një pjesë e bizneseve të mëdhaja që në atë narracionin atëherë të pesëdhjetë përqindëshit, t’i rëzojmë ata kliken e vjetër, Mustafa, Hashim e knej tash e kanë pa që e kanë pru në pushtet dikë që nuk e ka idenë e qeverisjes”, tha Muhaxheri


Muhaxheri: Qeveritarët janë popullista të pariparueshëm

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click”, tha se qeveritarët janë popullista të pariparueshëm.

“Këta janë popullista të pariparueshëm, është mendu që ndoshta në këtë popullizmin e tyne kanë me reflektu dikur, unë po mendoj që ndoshta edhe reflektojnë po e kërkojnë edhe ni mandat. Për me e pranu këtë asociacion që po e kundërshtojnë tash këta e lypin edhe një mandat”, tha Muhaxheri.


Muhaxheri: Kurti ka rrëshqit në një asociacion më të dëmshëm se sa që ka qenë më herët

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emsionin “Click” në RTV21, kritikoi Qeverinë e Kosovës për siç për raportet me SHBA-në duke thënë se Kosova është në një pozicion të vështirë.

Ai pranoi se ka frikë për të ardhmën e raporteve me Kosovën.

“Kemi ardhë në një pozitë që e ardhmja e Kosovësdo të varet nga faktorë tjerë…është dashtë me I dëgju miqtë ndërkombëtar:, tha Muhaxhiri.

Tutje shtoi se Kurti “ po thotë që kjo deklarata e fundit që kanë prit ata që e zbatojë unë aciacionin e Hashim Thaçit mirëpo ka rrëshqitur në një asociacion më të dëmshëm se sa që ka qenë më herët”./21Media

Back to top button