Muhaxhiri: Kurti sonte i ka shpallë luftë politike SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës – me shumicë serbe – e kanë mbështetjen e plotë të ekzekutivit. Ndërsa, faktori ndërkombëtar është duke bërë thirrje për shtensionim sa më të shpejtë të situatës.

E, analisti politik, Artan Muhaxhiri sonte në “Click” në RTV21 u shpreh se me këtë deklaratë kryeministri Kurti i ka shpallë luftë politike SHBA-së.

“Kjo është një deklaratë kamikaze sepse në botë, në evropë posaqerisht në ballkan është e pamundëshme që të kesh një qeverisje të mirë, normale nëse nuk ke raporte të mira me SHBA. Çdo lider i cili nuk është në harmonizim, koordinim dhe mirëkuptim me SHBA ka probleme të jashtëzakonshme të ketë qeverisje normale. Kryeministri Kurti sonte i paska shpallë luftë politike SHBA-së. Kurti e ka një lloj idje për ta dëshmu vazhdimisht që edhe si nj ëlider i një vendi të vogël mund të kundërshtojë një superfuqi”, u shpreh Muhaxhiri./21Media

Back to top button