Shala: Osmani mund ta çojë Kurtin në zgjedhje, ajo është siguresë ndërkombëtare
Njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mund ta çojë kryeministrin, Albin Kurtin në zgjedhje, pasiqë sipas tij ajo është siguresë ndërkombëtare.
Shala tutje në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se Kurt shumë shpejt do ta shoh vetën në zgjedhje pasi e deklaratës së tij se “Nuk e dorëzoj Republikën demokratike para një regjimi fashist”.
Por, si mund të ndodh kjo e kush mund ta rrëzojë Kurtin, njohësi i sigurisë, Drizan Shala u shpreh se këtë mund ta bëjë presidentja Osmani.
“Në zgjedhje e çon znj. Osmani. Është garancë”, tha ai.
Ai u shpreh tutje se ka informacione se Osmani ka hyrë si garancë që ta ‘edukojë Kurtin në frymën demokratike./21Media