Muhaxhiri: Vuçiq e di 100% që s’mund ta kthejë Kosovën

(Lajm i përditësuar)


Lama: A kemi apo jo mbamendje të veprimeve politike do të shihet në zgjedhjet e ardhshme

Analsitja Alma Lama  duke iu referuar disa nga proceseve të kaluara politike të cilat ngjallën shumë reagime e kundërshtime  si Demarkacioni e tash Asociacioni tha se ishin kauza të rreme për manipulimin e opinionit publik.

Sipas saj do të shihet në zgjedhjet e ardhshme se a ka mbamendje të veprimeve politike a po jo.

“A kemi apo jo mbamendje do të shihet në zgjedhje te ardhshme” , tha ajo në emsionin “Click” në RTV21


Fetoshi: Kemi një privitimizëm ekstrem politik, i cili sublimohet ‘me mua fillon historia‘

Analisti Arben Fetoshi pohoi në emisionin “Click” në RTV21 se ekziston mbamendje e shkurtë e proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, duke iu referuar demarkaconit e proceseve të tjera të cilat kanë nxitur reagime të shumta.

“Ne kemi një privitimizëm ekstrem politik, i cili sublimohet sipas meje ‘me mua fillon historia‘ këte e kane dëshmuar të gjithë liderët deri me sot . Nëse iu kujtohet shumë e afët është periudha kur e kemi pasur pothuajse të njëjtën sagë me demarkacionin e kufirti me Malin e Zi, kryeministër u dasht me ardh protagonist i asaj kauze zoti Haradinaj për me kalu atë temë që sot nuk e përmend kërkush dhe pastaj Albin Kurti si protagonist Zajdenciës e që tash është kryeministër i vendit i cili po ec në hapa të sigurtë drejt themelimit të Asociacionit”, tha Fetoshi.

Ai shtoi se sipas asaj që siguron Ambasadori Hovenier “unë dua të besoj që ne do të duhej me mujt me flejt dath sa i përket unitetit shtetëror në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.


Muhaxhiri: Vuçiq e di 100% që s’mund ta kthejë Kosovën

Analisti Artan Muhaxhiri  tha në emisionin “Click” në RTV21 se presidenti serb e din se nuk mund ta rikthejë asnjëherë Kosovën, por sipas tij Vuçiq e bën këtë për qëllime elektorale.

“Kjo është për ata militantët e shumadisë që janë atje jo kritik, apsolutisht jo..Ideja e Vuçiqit është ta gjejë një ambalazhim një formatizim të tillë ku ai nuk do të del tradhëtar i kombit me pranimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës”, tha Muhaxhiri.


Muhaxhiri: Procesi i dialogut është bërë i paparashikueshëm

Analisti Artan Muhaxhiri vlerësoi se dialgou Kosovë- Serbi është bërë i paparashikueshëm. Ai në emsionin “Click” në RTV21 tha se ka momentum kur arrihet një marrëveshje dhe krijohet disponim pozitiv, por edhe e kundërta.

“Në anën tjetër kemi  Banjskën që i hedh postë të gjitha ato, kemi kryeministrin Kurti i cili e pranon Asociacionin, por pastaj nuk e përshpejton, nuk punon në realzimin e tij. Vuçiqi flet gjërat e përqarta në mediat serbe thotë nuk do ta pranoë Kosovën, natyrisht i ka edhe zgjedhjet”, tha Muhaxhiri.

Ai shtoi se po bëhet një hap para një prapa, dhe sipas tij me këtë çasje as SHBA-ja as BE-ja nuk mund ta parashikojnë se deri ku mund të shkohet për t’u arritur një marrëveshje.

“Unë mendoj se sikur edhe në Bosnje, sikur edhe në Vjenë pa presionin e jashtëzakonshëm të  shkopit dhe karrotës…pa një lloj brutaliteti politik nuk mund të ketë rezultate efektive sepse…kjo i konvenon edhe kryeministrit Kurti  edhe presidenti Vuciq, nuk  i konveon qytetarëve”, tha Muhaxhiri.

Sipas tij, Kurtit i konvenon kjo situatë që sa më shumë të shtyhet kjo gjendje ai do ta ruajë status quo. “Për politikan populist kryesoren e kane pushtetin.”/21Media

 

Back to top button