Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka mirëpritur takimin në Washington, që pritet të  mbahet më 2 shtator.

Mustafa ka theksuar se Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj

“Takimi në Washington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut. Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por u shty për shkak të publikimit të aktakuzave të pakonfrimuara  ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit. /21Media