Mustafa: Nuk kam arsye t’i iki përgjegjësisë

 

 

Besian Mustafa, ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbajti një konferencë për media pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës ndaj disa zyrtarëve të kësaj ministrie.

Ai ka thënë se aksionet si ai i sotëm, duhet të përjetohen si ditë të mira kur qartësohen gjërat dhe drejtësia kryen punët e saj.

Tutje Mustafa ka theksuar se veprimet e Ministrisë së Bujqësisë kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me organet e rendit dhe ligjit.

“Çdo gjë e kemi adresuar tek institucionet e drejtësisë. Falënderoj prokurorinë e shtetit dhe Policinë re Kosovës dhe të gjithë do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Ftoj këto organe që vazhdojnë hetimet. Aksioni si ky i sotëm duhet të përjetohen si ditë të mira kur qartësohen gjërat dhe drejtësia kryen punët e saj”, ka theksuar Mustafa.

Mustafa i pyetur për mundësinë e dorëheqjes si pasojë e aksionit të sotëm, ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që t’i ikën përgjegjësisë./21Media

 

Back to top button