“Muzeu i Pafajësisë”, qendër për të dashuruarit

Muzeu i Pafajësisë është një muze i frymëzuar nga romani me të njëjtin emër të autorit fitues të çmimit Nobel, Orhan Pamuk. Duke reflektuar nostalgjinë e viteve ’70 dhe ’80, muzeu mori çmimin evropian “Muzeu i Vitit” në 2014.
Megjithëse Muzeu i Pafajësisë është në thelb një muze kushtuar një romani, ai është gjithashtu një deformim kohor për ndryshimin që ka pësuar Stambolli në 50 vjet.
Gjatë shkrimit të romanit, Orhan Pamuk mblodhi sendet e përdorura nga personazhet e trilluar në tregim dhe dizajnoi muzeun e tij që atëherë.
Orhan Pamuk personalisht hartoi secilën prej 83 kabineteve të muzeut si “piktura” që referojnë pjesë të ndryshme të librit, transmeton rtv21.tv
Muzeu i Pafajësisë u shfaq me restaurimin e një apartamenti të vjetër në Cihangir, një nga lagjet e njohura të Stambollit. Muzeu, i cili është ngjitur me dyqanet antike në rrugën “Çukurcuma” të Stambollit ndodhet në një vend shumë turistik.
Ndërtesa e muzeut u projektua nga İhsan Bilgin, Cem Yücel dhe Gregor Sunder-Plassman në 2003.  Hapja e muzeut u bë më 28 prill 2012.

“Muzeu i Pafajësisë” në Stamboll, tek vizitorët eksploron kujtime të dashurisë së humbur, çiftet gjejnë intimitetin për të treguar dashurinë e tyre dhe zemërthyerit kërkojnë mirëkuptim për humbjen e tyre.

Disa vizitorë të këtij muzeu kanë filluar një traditë të re, duke përdorur sirtarë në muze për të fshehur unazën e fejesës pak para se të mbërrijnë aty partnerët e tyre.
“Muzeu i Pafajësisë do të jetë përgjithmonë i hapur për të dashuruarit që nuk mund të gjejnë një vend tjetër për puthje në Stamboll”, shkroi Pamuk afër fundit të romanit të tij./21Media
 

Back to top button