Nagavci: Gëzuar 28 Nëntorin, ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo, përmes një postimi në “Facebook”, ia ka uruar këtë ditë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, duke e cilësuar këtë si ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave ndër kombin shqiptar që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi, gjithnjë për çlirim”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.
“Të gjithë shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”, ka shtuar ajo.

Back to top button