​NATO ndjek nga afër zhvillimet në Iran dhe rajon

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) po vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet në Iran dhe në rajonin përreth, tha të dielën një zëdhënës i selisë ushtarake të aleancës, përcjellë KosovaPress.

Komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, “vazhdon të komunikojë në mënyrë aktive dhe të rregullt me liderët ushtarakë në të dy anët e Atlantikut dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s”, sipas kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Selisë Supreme të Forcave Aleate në Evropë.

Komandanti i lartë “ka përshtatur dhe do të vazhdojë të përshtatë pozicionimin shumë të fortë të forcave të NATO-s për të garantuar sigurinë e 32 vendeve anëtare dhe për të mbrojtur Aleancën nga kërcënimet e mundshme, si raketat balistike apo mjetet ajrore pa pilot, që mund të vijnë nga ky apo rajone të tjera”, shkruan njoftimi.

Back to top button