”Në autobusë gjenden të gjithë nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë”

Tashmë janë liruar që të vazhdojnë rrugën disa nga autobusët me targa të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacin.

Kompania turistike “Zhitia Turist” autobusët e së cilës kanë qenë të bllokuar, ka njoftuar se  në orën 15:00 janë nisur autobusët për në destinacionet përkatëse.

Në njoftimin e tyre, tutje bëhet e ditru se nisjen e kishin të mundshme nga ora 13:00 mirëpo nuk pranuan sepse aty mbeteshin afërsisht 25 bashkatdhetarë për tu intervistuar.

“Në ora 15:00 janë nisur për në destinacionet e tyre të gjithë bashkatdhetarët që u bllokuan pa asnjë arsye të vetme në kufirin Kroaci – Serbi nga ana Serbe, po ashtu ju njoftojmë se në autobusë gjinden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë nga autoritetet serbe, ne si kompani ju qëndruam afër aq sa mundëm me pije dhe gjëra ushqimore gjë që e kemi borgj sepse jemi të betuar në ditë të mira dhe në ditët më të vështira do të ju qëndrojmë afër bashkatdhetarëve tanë. Jua sqarojmë se nisjen e kishim të mundshme nga ora 13:00 mirëpo nuk pranuam sepse aty mbeteshin afërsisht 25 bashkatdhetarë për tu intervistuar jo vetëm në autobusët tanë mirëpo tek të gjithë që ishin aty ,mirëpo vendosëm TË GJITHË ose ASNJË” – thuhet në njoftimin e tyre./21Media

Back to top button