Në dy raste të dhunës në familje sekuestrohen tri armë zjarri, arrestohen tre persona

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje në dy raste të ndara, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje dhe një për veprën armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arrestimi i dy personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Adem Gashi” në Prishtinë, nga njësitë të stacionit Veriu, ku përveç intervenimit në rast të dhunës në familje zyrtarët e stacionit në shtëpi kanë gjetë dhe sekuestruar:
-një armë zjarri të tipit TT
– dy karikatorë dhe
-14 fishekë,
ndërsa në kontrollet e zhvilluara nga hetuesit në veturën dhe një lokacion tjetër (vend ku punon) personit të dyshuar për dhunë në familje, i janë gjetë dhe sekuestruar:
-1 armë e gjatë AK-47;
-247-fishekë
-5 karikatorë
-1 shurdhues i armës
-4 paisje te ndryshme per pastrim te armës etj.
Tutje në njoftim thuhet se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar për dhunë në familje me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.
Ndërsa, rasti i dytë, ku është arrestuar një person tjetër i dyshuar për dhunë në familje dhe armëbajtje pa leje, ka ndodhë në fshatin “Çikatovë e re” të Drenasit.
Personit të dyshuar i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit nga ana e policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button