Në gjendje të dehur një burrë në Leposaviq rrah një person

Një burrë në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person në Leposaviq.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /21Media

Back to top button