Në këto komuna u regjistruan rastet e reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 85 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 97 pacientë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, sot gjatë konferencës për media bëri të ditur se rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 5 persona të prekur me Covid-19. /21Media