Në Klinikën e Kardiologjisë kryhet për herë të parë një intervenim i rrallë në zemër

Në Klinikën e Kardiologjisë është kryer një intervenim i rrallë në zemër tek një pacient i moshës 37 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), teksa ka shtuar se për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale.
“Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare. Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjeroj gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe fal angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë. Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC)’, thuhet në njoftim./21Media