Në Vushtrri u mbajt festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare”

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri sot u mbajt Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare”, edicioni i 39-të.
Çmimin e parë në këtë festival e mori poezia me titullin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.
Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani, ndërsa çmimin e tretë poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe çmimin “Debutuesja e Festivalit” e mori Aurora Salihu.
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është kënaqësi që t’i presim poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin e vjetër.
“Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papërsëritshëm për të gjitha qytetet shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri Takimin e Poeteshave Shqiptare”, tha Tahiri.
Takimet e Poeteshave Shqiptare është festival, i cili promovon vlera kulturore, letrare dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare.

Back to top button