Nesër fillon votimi për nominimet “Oscars 2022”, Gashi: Shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë

Aktorja që luan rolin kryesor në filmin “Zgjoi”, Yllka Gashi sot ka bërë të ditur se nesër do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”.
Aktorja, përmes një postimi ka bërë thirrje që të shpërndahet sa më shumë fotografia e filmit “Zgjoi” në rrjete sociale.
“Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim. Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale. Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
May be an image of 1 person and text that says 'BASED ON AN INSPIRING TRUE STORY WINNER FOR YOUR CONSIDERATION WINNER 楽の(深日たははたる 维 sundance enfestal BEST 星新国认通局の INTERNATIONAL FEATURE TINTERNATIONALFEATUREFIL FILM sundance Eat ACADEMY AWARDS 2022 Finfedtikal aN HIVE A FILM BY BY BLERTA BASHOLLI LLI STARRING YLLKA GASHI FROM EXECUTIVE PRODUCERS ELISABETH MOSS LINDSEY MCMANUS'
Në rolin kryesor të filmit “Zgjoi” luan aktorja Yllka Gashi, e që filmi konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në “Sundance 2021” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare, gjithashtu propozim i Kosovës për “Oscars 2022”.
“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj. “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Filmi i Bashollit, është fitues dhe i nominuar për çmime në ‘Berkshire International Film Festival’, ‘Cinedays Skopje Film Festival’, Crested Butte Film Festival’, ‘Filmsi Festival Herceg Novi – Montenegro Film Festival’, ‘Guanajuato International Film Festival’, ‘Hamburg Film Festiva’, ‘Jameson CineFest – Miskolc International Film Festival’, ‘Jerusalem Film Festival’, ‘Montpellier Mediterranean Film Festival’, ‘Nantucket Film Festival’, ‘Oda Tetova International Film Festival’, ‘Palm Springs International Film Festival’, ‘PriFest – Prishtina International Film Festival’, ‘Scottsdale International Film Festival’, ‘Stockholm Film Festival’, ‘Sundance Film Festival’, ‘Sao Paulo International Film Festival’, ‘Tiranda International Film Festival’, ‘Unabhangiges FilmFest Osnabruck’, ‘Valladolid International Film Festival’, ‘Warsaw International Film Festival’.
Më 28 tetor, në Prishtinë është dhënë premiera e këtij filmi të vlerësuar lartë, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti./21Media

Back to top button