Nga masat e BE-së më së shumti pësuan komunat

Masat e BE-së ndaj Kosovës të vendosura rreth pesë muaj më parë, kanë shkaktuar pasoja në shumë dimensione të ekonomisë së vendit.

Kryetari i dhomës së bizneseve, Skender Krasniqi, vlerëson se humbjen më të madhe nga masat e BE-së i pësuan komunat. Ai bëri të ditur se të gjitha projektet komunale janë ndërprerë, gjë që ka shkaktuar humbje të mëdha edhe tek kompanitë kontraktuese për realizimin e tyre.

“… të gjitha projektet që kanë kalu dhe janë fitu ato janë pezullu për një masë të përkohshme dhe ka shumë projekte sidomos komunave por edhe niveli qëndror të cilat kanë ndërpre dhe e kanë blloku vazhdimin e saj për shkak të vendimit për masë të përkohshme e cila ka zgjatë dhe po zgjat e cka është më e keqja bizneset kanë investu në këtë drejtim ndërsa nuk dihet se kur do të lirohen këto masa dhe ata janë të detyruar të majnë ekip, staf në pritje të lirimit të masave”, tha për RTV21, Skender Krasniqi, Kryetar i dhomës së bizneseve

Kryetari i aleancës së bizneseve Agim Shahini, vlerëson se nga masat e BE-së humbjet janë qindra milionëshe.

“Kosova nga këto masa ka humbur rreth 500 milionë euro por përveç kësaj Kosovës iu ka vendosur edhe imazhi negativ, ndërsa humbjet janë shkaktuar në të gjith sektorët por më së shumti ndërtimtarisë, pra atyre që kanë të bëjnë me projekte infrastrukturore pra me investime kapitale:::”, tha për RTV21, Agim Shahini, kryetar i AKB

Analistja politike Magbule Shkodra, ka kritika në drejtim të qeverisë.
Sipas saj pavarësisht masave të BE-së, qeveria ka mjete për ti mbuluar investimet kapitale.

“…Në qershor janë dorëzuar propozimet e Ksoovës për projektet që do të dorëzohen për të përfituar IPA fondet pro pasi ndodhën masat ato mbetën pa u shqyrtuar në anën tjetër ne kemi mos shpenzim të fondeve mirëpo kryeministri Kurti sop tregon se për çka po i ruan fondet nëse ::::”, tha Magbule Shkodra, analiste politike

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale, ndërkaq masat e BE-së kanë vështirësuar edhe më shumë situatën./21Media

Back to top button