Ngjarjet e datës 3 qershor

 

09:00
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pranon donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. ( Rektorati i UP-së, Prishtinë)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. (Salla e seancave plenare)

10:00
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca hap ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

12:00
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për media. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

13:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

15:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla e seancave plenare).

Back to top button