Ngjarjet e ditës 30 nëntor

09:00
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), gjegjësisht Akademia Diplomatike në bashkëpunim me Akademinë Kosovare për Siguri Publike, organizon ceremoninë hapëse të kursit dy​javor të sigurisë publike me pjesëmarrës nga 12 shtete të botës. Merr pjesë kryeministri i Albin Kurti. (Akademia Kosovare për Siguri Publike, Vushtrri)
09:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Kryeshefit ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit mbi zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe ambalazhuese të “Grasep”. (Sllatinë e Epërm, Viti)
11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
11:00
Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
12:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)
13:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktizmit kundër dhunës me bazë gjinore” gjatë ditës së nesërme, do të zhvillojë vizitën e saj në strehimoren e Ferizajt për të vazhduar nga ora 15:00 me vizitë në strehimoren në Gjilan ( Në Ferizaj e Gjilan)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “E vërteta pas numrit të ulët të grave në subjekte politike: Adresim i menjëhershëm apo tjekalim?” (Dit’ e Nat’, Prishtinë).

Back to top button