Nis seanca – Deputetët diskutojnë buxhetin për vitin e ardhshëm

Ka filluar me 40 minuta vonesë seanca e Kuvendit ku po diskutohet për të vetmen pikë të rendit të ditës që është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Seanca ka nisur me një minut heshtje në nderim të pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu që humbi jetën tragjikisht.

Të pranishëm në këtë seancë janë 73 deputetë.

Deputetët po shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.

Ky projekt-buxhet, përfshin rritje të investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturën publike, duke synuar përmirësime të mëdha në këto sektorë.

Back to top button