Nis seanca ku diskutohet për faljen e gjobave

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me Interpelancën e ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Në sallë janë 42 deputetë. Për këtë arsye pika e parë e rendit të ditës “Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare” u zhvendos kur të krijohet kuorumi.

Interpelanca për faljen e gjobave është ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se për faljen e gjobave gjatë pandemisë, ditë më parë edhe Partia Socialdemokrate ka organizuar një peticion me qytetarë./21Media

Back to top button