Rama prezanton prioritetet e Shqipërisë për misionin historik në OKB

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka prezantuar prioritetet e këtij shteti për misionin historik në OKB.

Këto prioritete janë rrëfyer nga të rinj, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë.

“Shqipëria beson fort se mënyra më e mirë për të arritur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme është përmes vëmendjes së vazhdueshme në përforcimin e zbatimit të agjendës së Gruas, Paqes dhe Sigurisë”, thotë Fiona Dinollari, e cila është delegate e Shqipërisë në Këshill.

Back to top button