Nishani nderon Luan dhe Shkëlzen Haradinajn

Bujar Nishani nderoi me Dekoratën “Nder i Kombit” Luan dhe Shkëlzen Haradinajn

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Buajr Nishani ka vizituar familjen Haradinaj, ku pasi bëri homazhe dhe nderoi kujtimin e sakrificat sublime të bijve dhe burrave të kësaj dere liridashëse dhe atdhetare, vlerësoi me Dekoratën “Nder i Kombit” heronjtë e lavdishëm të luftës çlirimtare: luftëtarët e orëve të para për lirinë e Kosovës, organizatorët, prijësit dhe frymëzuesit në rrugën e lirisë së Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinajn.

Presidenti Nishani, gjatë qëndrimit në Kosovë është shpallur “Qytetar Nderi” në Gjilan, Drenas dhe Prizren.

Back to top button