Një burrë gjendet i vdekur në një veturë në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë sot në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elezaj.

Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button