Një çift i moshuar gjendet i vdekur brenda shtëpisë

Një çift i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë  e tyre në qytetin Manisa të Turqisë.
Sipas Policisës, viktimat janë të moshës 75 dhe 84 vjeç. Raportohet se ata nuk kishin dalë nga shtëpia e tyre për ditë të tëra, transmeton rtv21.tv
Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Izmirit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./21Media

Back to top button