Një foshnjë u gjet e gjallë në një kanal të ujërave të zeza

Një foshnjë pesë-ditore, u shpëtua nga një kanal në qytetin indian të Mumbait. Ajo tani po shërohet në një spital lokal.
Mjekët në spitalin Rajawadi i thanë BBC-së se ajo “po bëhet më mirë” dhe se shëndeti i saj po monitorohej.
Policia tha se banorët e gjetën foshnjën pasi një grup macesh u mblodhën në një vend përgjatë rrugës dhe filluan të krijonin një zhurmë.
Zyrtarët po hetojnë se si ajo përfundoi në kanal.
Policia nuk ka dhënë deraje mbi motivet e mundshme, por braktisjet e ngjashme në të kaluarën janë fajësuar për preferencën e Indisë për djemtë. Gratë shpesh diskriminohen nga ana sociale dhe vajzat shihen si një barrë financiare, veçanërisht në mesin e komuniteteve të varfra.
Raporti gjinor i vendit është një nga më të këqijat në botë. Dhe megjithëse shumica e fetuseve të padëshiruara femra abortohen me ndihmën e klinikave të paligjshme të përcaktimit të seksit, rastet e vdekjes ose braktisjes së foshnjave pas lindjes nuk janë gjithashtu të rralla.
Në incidentin e fundit, foshnja u shpëtua nga një ekip policor i udhëhequr nga gratë nga një lagje periferike e Mumbait të dielën, transmeton rtv21.tv.
Kur policia mbërriti, e gjeti foshnjën të shtrirë brenda kanalit. Ata thanë se foshnja e veshur me një këmishë të hollë, në ujërat e zeza po qante në ankth.
Dy oficerë më pas e nxorën jashtë, e mbështollën me një leckë dhe e çuan në spital.
Ngjarja bëri bujë në rrjetet sociale. Një foto e shkrepur nga policia e Mumbait në vendin e ngjarjes tregonte oficerët duke përqafuar të porsalindurin – të mbështjellë me një leckë të bardhë – në krahët e tyre.
Incidente të ngjashme që përfshijnë vajza të mitura raportohen në mënyrë rutinore në Indi.
Dy vjet më parë, një foshnjë e porsalindur u gjet e varrosur e gjallë në një enë balte në qytetin Bareilly në shtetin verior të Uttar Pradesh.
Në dimrin e vitit 2016, një foshnjë u gjet e braktisur brenda një qese plastike pa asnjë rroba në kryeqytetin Delhi.
Dhe në qershor, një varkëtar në shtetin Uttar Pradesh u lavdërua pasi shpëtoi një vajzë të vogël që notonte në një kuti druri në lumin Ganges./21Media

Back to top button