Një foshnje vdiq nga Covid-19

1 min read

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kumtoi se Instituti për Shëndet Publik në raportin e dorëzuar sot regjistroi një foshnje të vdekur gjashtë muajshe, që në regjistrin “TerminiIm” është shënuar që ka vdekur më 03.01.2022.

Sipas të dhënave nga Klinika për Kirurgji të Fëmijëve bëhet fjalë për një fëmijë me anomali kongjenitale të kafkës. Foshnja është pranuar në Klinikën për Neurokirurgji për shkak të intervenimit operativ. Pas rezultatit pozitiv nga testi, fëmijë është vendosur në izolim në aparat respirator dhe i është dhënë terapi përkatëse.

“Me qëllim të trajtimit postoperativ fëmija është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji të Fëmijëve. Pas një periudhe të vazhdueshme të gjendjes së përgjithshme të keqe (me insuficiencë respiratore dhe hepatike dhe teste me rezultate në mbështetje të koagulopatisë së përhapur intravaskulare) gjatë qëndrimit në Klinikë, më 03.01.2022 vjen deri te përkeqësimi i gjendjes së përgjithshme. Mjekët e Klinikës i ndërmorën të gjitha masat për trajtim intensiv dhe reanimim, por edhe krahas kësaj për fat të keq pacienti i vogël vdiq”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut./21Media