Një grua hoqi rrobat e saj në Festivalin e Kanës për të përquar një mesazh

Një grua në Francë hoqi rrobat e saj për të dhënë një mesazh kundër përdhunimit, teksa ajo rrëzoi premierën e ”Three Thousand Years of Longing” të George Miller në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Gruaja e paidentifikuar grisi rrobat e saj  për të përquar mesazhin “Ndaloni të na përdhunoni” të shkruar në trupin e saj me ngjyra blu dhe të verdha të flamurit të Ukrainës. Ndërsa ngjyra e kuqe ishte ishte pikturuar edhe në këmbët e saj.
Ndërsa ajo bërtiste “Mos na përdhunoni!” sigurimi e rrethoi shpejt dhe e hoqi nga tapeti i kuq.
Përfaqësuesit e festivalit nuk kanë komentuar menjëherë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në festivalin e këtij viti të Kanës, i cili po shfaq disa filma nga kineastët ukrainas. Festivali ndaloi pjesëmarrjen e rusëve me lidhje me Kremlinin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mbajti një fjalim surprizë të martën për hapjen e festivalit./21Media

Back to top button